Lajme

Nënkryetari i PDK-së sulmon ashpër LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 13 July 2017

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka goditur disa anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka pyetur se çfarë kuptimi ka një i LDK të flasë për djathtizmin e një partie, kur kreu i saj i ka rrënjët dhe bazën e majtë dhe formimin komunist, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Hotit bërë në facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

Dy kundërshti majtiste, që kanë ‘luftuar’ njëra-tjetrën me decenie, komunistët dhe LPK-istët, janë bashkuar në një kupolë politike me pretendime djathtiste.

Çfarë kuptimi ka një nënkryetar i LDK të flasë për djathtizmin e një partie, kur kreu i saj i ka rrënjët dhe bazën e majtë dhe formimin komunist.

Shefi i tij për 20 vite ka ‘luftuar’ të majtën nacionale të Lutfi Hazirit, dhe i bashkon një deklarim djathtist, që nuk e ka as kuptimin, as moralin dhe as ideologjinë përmbajtjesor përkatëse.

Është për të ardhur keq që njerëzit harrojnë historitë personale dhe idetë e tyre ku familjarët dhe një pjesë e patriotëve kanë vuajtur dhe përjetuar dhunën e shefit të tyre komunist.

Keq! Shumë keq për njeriun e dytë të LDK-së./INFOKUSI

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera