Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 23 April 2024
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për fjalimin që ka mbajtur të hënën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku raportohej për gjendjen në Kosovë.
Ndërsa, presidentja Osmani fliste për vuajtjet e shqiptarëve, por edhe njerëzve në Bosnje dhe Hercegovinë, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës ishin ulur pas saj – për të cilat ajo kërkoi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ishte i pranishëm në seance, tu kërkonte falje
Siç shkruan portali boshnjak “Slobodna Bosna”, në Nju Jork, presidentja Osmani ftoi zyrtarët e OKB-së që ta vizitojnë Kosovën dhe të shohin vetë progresin e vendit, duke shtuar se do të preferonte të fliste vetëm për të ardhmen e saj – që nuk është plotësisht e mundur sepse, siç tha ajo, edhe e ardhmja edhe e tashmja janë formësuar nga mungesa e drejtësisë (për krimet serbe gjatë luftës).
Nuk kishte kërkim falje [nga Vuçiqi], por nga Srebrenica arritën shprehje falënderimi.
“I jemi mirënjohës Presidentes Osmani. Fjalimi i saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit ndaj shqiptarëve, u dëgjua nga e gjithë bota. Fjalimi i tillë do të mbahet mend nga brezat. Ju faleminderit!”, porositën nënat e Srebrenicës, përmes një postimi në platformën “X”, transmeton Telegrafi.
Në Kombet e Bashkuara, në fillim të majit pritet miratimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
Vuçiq nuk pushon së lobuari kundër këtij akti, ndaj tq hqnqn gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork kërkoi nga të gjithë anëtarët e OKB-së që të mos e lejojnë këtë, duke thënë se në Misionin e Serbisë në OKB është formuar një staf special “i ngarkuar për monitorimin e kësaj tentative”.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...