Lajme

Nenad Rashiq flet për herë të parë në mbledhje të Qeverisë: Jam këtu për të ndërtuar ura

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 13 December 2022

Ministri i ri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot ka qenë prezent për herë të parë në mbledhjen e Qeverisë.

Ai fillimisht i ka falënderuar “kolegët për mirëpritjen”, derisa i “ftoi për durim”.

“Para një jave unë kam hyrë në Qeveri, unë do t’i lusja të gjithë që të kenë durim ndaj meje kur të kërkoj takime me të gjithë ju. Më vjen mirë dhe kam nderin, konsideroj që bë thelb mund të bëjmë dallim nga ajo se çfarë është bërë deri tani. Në këto takime, i pari do të jetë ministri Murati. Jam këtu që të bëjmë ura, nuk jam i ri në këtë punë, 17 vjet përvojë flasin diçka. Por çdo sfidë e re është shans i ri. Unë jam i gatshëm të ndihmoj dhe kontribuoj vetë personalisht”, tha ai.

-Advertisement-

Kujtojmë që Rashiq u emërua ministër për Komunitete dhe Kthim, pasi paraardhësi i tij, Goran Rakiq dha dorëheqje në shenjë revolte për vendimin e Qeverisë për targat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera