Nenad Rashiq: Ajo çka ka ndodhur me komunitetin boshnjak nuk është befasi, ky është vetëm fillimi i ambicieve të Listës Serbe
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 22 February 2021
E ka provuar me lëkurën e tij se çka do të thotë të mos jesh i barabartë në garë që kur Lista Serbe u themelua në Kosovë.
Nenad Rashiqi ish- ministër në disa qeveri, në një intervistë për IndeksOnlinen ka folur për atë se si atij i është mohuar qe 8 vjet të jetë i barabartë në garën zgjedhore.
Për të sado që është e dhimbshme që këtë herë është prekur edhe komuniteti boshnjak, kjo është një lajm i mirë, sepse më në fund po aktualizohet sa duhet kjo çështje.
“Unë pavarësisht që kam bërë shumë deklarata, shumë iniciativa, duke nisur prej ankesave të KQZ-ja, të paraqitja e rasteve në prokurori, në polici, me qytetarë, të cilët kanë dëshmuar çfarë kërcënimi kanë pasur, çfarë shqetësimi, abuzimi ka qenë prej instrumenteve të ndryshme të Listës Serbe, prapë opinioni publik nuk ma ka marrë seriozisht. Unë e shoh këtë si fat për mua që përherë të parë diçka në medie dhe në opinionin publik është drejtuar aty, ku ka qenë problemi që 8 vjet”, tha Rashiqi për IndeksOnline.
Sipas tij ajo çfarë ka ndodhur me Listën Serbe dhe dëmi që i është bërë komunitetit boshnjak nuk është rastësi.
Madje siç ka thënë ai ky është vetëm fillimi i ambicieve të Listës Serbe.
“Unë e kam problemi edhe më të rëndë edhe më të vrazhdë se që e kanë ata, boshnjakët. Sidoqoftë, kjo që po ndodh nuk është befasi për mua, unë e di çfarë metodologji përdorin Lista Serbe dhe regjimi në Beograd dhe kjo është vetëm një fillim sa u përket ambicieve që i kanë ata ndaj institucioneve të Kosovës dhe kjo është një tmerr që po ndodh qe 8 vjet. Kjo mua më ka ndodh qe 8 vjet në të gjitha llojet e zgjedhjeve”, theksoi ai.
Rashiqi që vazhdon ta udhëheqë Partinë Demokratike Progresive punon në një zyrë të vogël në Graçanicë.
Ndërsa ka theksuar se në mesin e komunitetit serb është politikani më aktiv dhe se fushatën sa herë që ndodhin të tilla, u duhet ta bëjnë direkt te qytetari, shkaku se disa herë ata që ishin pjesëmarrës në tubimet e tyre, ishin kërcënuar e shantazhuar nga mekanizma e instrumente të Listës Serbe.
Se kush është fajtori për këtë situatë, Rashiqi ka thënë se institucionet kosovare nuk kanë qenë në gjendje të organizonin zgjedhje normale dhe demokratike edhe në këto pjesë të vendit.
“Unë kam thënë shumë herë, pushteti aktual nuk ka qenë në gjendje të organizonte zgjedhje demokratike dhe normale. A e ka bërë këtë organizimi i keq me qëllim apo pa qëllim, unë këtë nuk e di, por unë e shoh prapë se kurkush prej institucioneve nuk ka reaguar, prandaj tek institucionet e Kosovës ka qenë problemi”, tha ai.
Ndërsa në këto zgjedhje ka pasur elemente të shkeljes së të drejtave të njeriut, çka sipas tij mund të vërtetohet lehtë.
“Shoh elemente të shkeljes së të drejtave, organet kompetente siç janë së pari KQZ-ja dhe gjykata kompetente dhe se fundmi edhe Gjykata Kushtetuese të merren me këtë rast se kjo në këtë formë të manipulohet me vota, unë nuk e di se çka mund të ndodhë nesër. Kjo po ndodh qe 8 vjet, paramendojeni nëse kjo ndodh me votat e boshnjakëve që nuk janë në “rajonin e tyre” paramendojeni çka më kanë bërë mua qe 8 vjet”, nënvizoi Rashiqi.
Ndryshe përfaqësuesit nga radhët e komunitetit boshnjak kanë akuzuar se Adriana Hoxhiqin, bashkë me një subjekt tjetër nga komuniteti rom, po përpiqen të hyjnë në Kuvend, me ndihëm e votave të komunitetit serb dhe se do “të punojnë për interesin e Listës Serbe”, partisë kryesore të komunitetit serb në Kosovë.
Të tjera
-
Këto raste të rëndësishme po i hetonte prokurori që vdiq sot
Prokurori, Enver Krasniqi, që vdiq mbrëmjen e së mërkurës përveç rastit të 2....
-
LVV-ja me qindra mijëra vota para PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë gjithsej 146...
-
Këto parti nuk morën asnjë votë nga diaspora
Lista Serbe nuk ka marrë as edhe një votë nga votat me postë, shkruan Gazeta ...
-
Përfundimtare: Ky është numri i deputetëve që morën partitë
Vetëvendsoje merr 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të numëri...
-
Lajçak i drejtohet Kurtit nga Beogradi: Asnjë udhëheqës nuk e ka luksin t’i zgjedh përparësitë
I dërguari i BE’së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha...
-
Totali i votave të LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit
Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në total d...
-
PDK përmbys rezultatin për vendin e dytë
Tashmë ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë vendit, dhe partia e parë k...
-
LAJMI I FUNDIT: Kaq deputetë i fiton Vetëvendosje
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve...
-
Përfundon numërimi i votave të diasporës, kaq përqind mori Vetëvendosje
Ka përfunduar numërimi i votave të dërguara me postë në QNR. VV ka marrë m...
-
Vdes prokurori që hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit
Ka ndërruar jetë, Enver Krasniqi nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Lajmin...
-
Murat Jashari vdiq në QKUK
Ka vdekur Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit. ...
-
Ja kush ishte Murat Jashari që vdiq pak më parë
Murat Jashari, i dënuari për tentativë vrasjeje ndaj avokatit Azem Vllasi ka ...