Nëna pensioniste e kryetarit Shpend Ahmeti blen banesë në Shëngjin
Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 04 August 2017
Kryetari I Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mbetur me një banesë sikurse para shumë vitesh. E kundërta po ndodhë me familjarët e vet. Nëna e tij, ka blerë dhe është bërë pronare e një banese në Shëngjin, për të cilën RTK posedon certifikatën e pronësisë. Gjithashtu, Shpend Ahmeti, jeton në një shtëpi luksozë në Lagjen Nic, shtëpi për të cilën ai thotë se është pronë e vëllait të tij, RTK posedon informacion edhe për një banesë tjetër të blerë nga një i afërm tjetër i kryetarit.
Prishtinë, 4 gusht – Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës, edhe pse nga deklarimi I pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, del një djalë modest, punëtorë dhe me të vetmen pasuri banesën e dhuruar nga shteti prindërve të tij, në realitet del me një figurë tjetër. Edhe pse për të katërtin vit Kryetarë i Komunës së Prishtinës, po t’i marrim të mirëqena deklarata e tija dhe ato që i ka deklaruar në Formularin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shpend Ahmeti, del vetëm një “djalë plangprishësh dhe që shfrytëzon” pronat dhe pasuritë e arritura nga ana e familjarëve të tij.
Në bazë të asaj që ka deklaruar, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pasuri të patundshme vetëm banesën e trashëguar nga prindërit, por fatmirësisht për të, familjarët i ka të pasur dhe vazhdojnë t’i shtojnë pasuritë, përfshirë edhe blerjen e pronave në bregdet. Së fundmi, nëna e Shpend Ahmetit, Luljeta Nebih Ahmeti, ka blerë një banesë në një prej pjesëve më të bukura të bregdetit shqiptarë, Ishull Shëngjin. Sipas fletës poseduese që disponon Radio dhe Televizioni i Kosovës (RTK), apartamenti i blerë nga nëna e Shpend Ahmetit, ka një hapësirë prej gati 54 metër katrorë, saktësisht 53.40 metër katrorë.
Po sipas Fletës Poseduese apo Çertifikatës së ‘Për Vërtetimin e Pronësisë’, apartamenti është bartur në emrin e nënës së Shpend Ahmetit, afërsisht një vit më parë, në korrik të vitit 2016. Radio dhe Televizioni i Kosovës I ka dërguar pyetje Shpend Ahmetit, por nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tij.
“ Jam me banim të përkohshëm në shtëpinë në Lagjen Nic në Cagllavicë në pronësi të vëllaut. Është dokumentacioni në vitin 2014 sipas kërkesës së AKK.Banesa e Prindërve e dhënë ne shfrytezim nga Teatri Krahinor, babit ne vitin 1973. Është bërë kërkesa për privatizim nga prindi, por ende nuk ka përgjegje definitive. Çfarëdo ndryshimi në statusin e baneses dho të paraqitet në AKK”, ka deklaruar Shpend Ahmeti në formularin e paraqitjes së pasuurisë në Agjeninë Kundër Korrupsionit.
Gjithashtu, RTK disponon informacione për blerjen edhe të një apartamenti tjetër, nga ana e një familjari tjetër të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, por nuk do ta publikojmë pa u konfirmuar zyrtarisht përmes Çertifikatës së Njohjes së Pronësisë. Kryetari Shpend Ahmeti, edhe në shtëpinë luksozë në të cilën banon, Lagjja Nic në Prishtinë, thotë se nuk është e tij, por e vëllait të vet.
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...