Lajme

Nëna nxjerr mesazhet: Ja si ma ngacmonte seksualisht mësuesi vajzën

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 11 May 2017

Nëna e 14-vjeçares që dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj kujdestar, tregon se si e ka zbuluar skandalin.

Ajo tregon në detaje si zbuloi se vajza e saj ishte ngacmuar seksualisht dhe si kishte vendosur ta provonte deri ku shkonte abuzimi. Alba Hyka shprehet se ka nisur të dyshojë kur ka parë që e bija sa vinte e mbyllej më shumë në vete dhe kthehej nga shkolla vazhdimisht e shqetë- suar. Ajo ka vendosur të flasë hapur me të bijën një javë më parë, duke këmbëngulur që t’i tregonte të vërtetën se çfarë i kishte ndodhur.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, nëna e 14-vjeçares tregon se mësuesi e ka ngacmuar vajzën e saj në shkollë, me mesazhe në Facebook, madje edhe i ka bërë presion gjatë orëve të mësimit që ajo të mos tregonte asgjë në shtëpi.

-Advertisement-

“Duke qenë se duhej një fakt për të provuar atë që kishte bërë, qoftë për mua, qoftë edhe për Policinë, që të besoja edhe unë që ai nuk kishte shkuar deri në ekstrem, i kërkova vajzës që t’i shkruante”, tregon nëna e vajzës.

Ajo shpjegon se e bija e kishte bllokuar në Facebook mësuesin e saj kujdestar, pasi ai i shkruante vazhdimisht mesazhe. Por pasi i ka treguar se çfarë i kishte ndodhur, Alba Hyka shprehet se i ka thënë vetë vajzës që ta zhbllokonte dhe t’i shkruante një mesazh, në mënyrë që përgjigjen e tij ta kishin si provë për ta dorëzuar në polici. Në momentin që më suesi është përgjigjur, atëherë nëna dhe vajza kanë fotografuar mesazhin, si edhe mesazhet e tjera të mëparshme e i janë drejtuar policisë, ku kanë denoncuar ngjarjen.

Kur e keni mësuar se çfarë i kishte ndodhur vajzës suaj?

Para rreth një jave. Kam filluar të dyshoj vetë, pasi vajza ishte e shqetësuar kur vinte në shtëpi. Ishte ndryshe, sillej ndryshe, jo si zakonisht. Ajo është edhe natyrë e mbyllur. U mbyll edhe më tepër pas asaj që i ndodhi. Për këtë arsye nisa të dyshoj.

Ju tregoi vetë vajza?

Po, më tregoi vetë. Ditën e enjte më tregoi. Të enjten e javës së kaluar. Më ka thënë që mësuesi kujdestar e ka ngacmuar.

Ku e kishte ngacmuar, në shkollë?

Po, po, në shkollë. Por edhe në Facebook. Vajza kishte Facebook, por i kishte bërë bllok mësuesit të saj vetëm për këtë arsye, sepse ai e ngacmonte. Madje edhe i kishte bërë presion vajzës, në mënyrë që të mos na tregonte gjë se çfarë i kishte ndodhur. Ai kishte atë mënyrën e vet të presionit. Ushtronte presion ndaj saj gjatë gjithë kohës, edhe gjatë orëve të mësimit.

Po më pas si vepruat?

Ne na duhej një provë që ta dorëzonim në polici. Duke qenë se vajza e kishte bllokuar në Facebook, i thashë që duhej ta zhbllokonte dhe t’i shkruante një mesazh, që të prisnim përgjigjen e tij.

Çfarë mesazhi i dërgoi vajza?

Atë që i thashë unë. I thashë që t’i shkruante që prindërit nuk dyshojnë se ai e kishte ngacmuar dhe të prisnim se çfarë do të shkruante ai. Me sa duket, edhe ai do ta ketë pyetur në shkollë nëse kishte treguar gjë në shtëpi apo jo. Pasi kaloi njëfarë kohe, erdhi edhe mesazhi i tij. “Më hoqe një hall të madh, më qetësove”, i ka shkruar. Unë këtë mesazh kisha pritur, që të kisha një fakt për veprimet që ai kishte bërë me vajzën dhe t’i dorëzoja në polici. Ndryshe do shkoja të bëja ankesën dhe pa prova mbase edhe mund të mos pranohej.

Vajza ju ka thënë që mësuesi vetëm e ka ngacmuar, apo mund të ketë bërë edhe diçka më shumë?

Jo, vetëm që e ka ngacmuar. Por duke qenë se duhej një fakt për të provuar atë që kishte bërë, qoftë për mua, qoftë edhe për Policinë, që të besoja edhe unë që ai nuk kishte shkuar deri në ekstrem, i kërkova vajzës që t’i shkruante atë që ju thashë. Por nga ana tjetër, prova më duhej që ai të mos dilte i larë nga kjo histori. Arsyeja tjetër ishte që siç e kishte bllokuar në Facebook, ta zhbllokonte, në mënyrë që t’i jepte atij të kuptohej që gjendja ishte po njëlloj dhe nuk kishte asnjë dyshim nga ne si prindër. Mesazhi i tij në fakt erdhi pas disa orësh. Sepse ai kishte oraret e veta që i kishte vënë, siç më thoshte vajza. “Aman se më qetësove, se po më ikte mendja nga i gjithë ky stres”, pak a shumë kështu ishte mesazhi. Janë të shkruara të gjitha, se edhe unë nuk i mbaj mend të gjitha mesazhet.

Ju i keni dorëzuar të gjitha mesazhet në polici?

Po. Janë të gjitha të shkruara. Bisedat ne i kemi fotografuar dhe i kemi dorë zuar si provë në polici. Nuk i mbaj mend pikë për pikë se çfarë ka shkruar, por i kemi dërguar të gjitha në polici.

E mësuat se mësuesi është pezulluar nga puna?

Po që është pezulluar po, kjo është më e pakta. Nuk është vetëm pezullimi. Policia duhet të bëjë edhe veprime të tjera. Ai duhet dënuar për atë që i ka bërë vajzës sime.

Mësuesi i ka mohuar akuzat në polici. Jeni në dijeni?

Po normalisht që ai do t’i mohonte. Ishim të përgatitur për këtë, prandaj edhe kërkuam që të kishim prova për ato që do të deklaronim në polici.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera