Nëna me foshnjën në Pejë u mbajtën të mbyllura tri ditë në një shtëpi, policia jep detaje
Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 22 March 2022
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se i ka mbajtur të mbyllur për tri ditë një grua me foshnjën e saj, në një shtëpi në rrugën “Agush Gjoci”, në Pejë.
Sipas policisë, viktima me fëmijën e saj ishte mbyllur në atë shtëpi pa dëshirë. Pas gjetjes nga policia, ajo dhe fëmija kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Ndërkaq, sot policia ka arritur që ta ndalojë të dyshuarin M.D., 56-vjeçar.
Njoftimi i plotë:
Me datë 20.03.2022, rreth orës 16:00, Policia është informuar se në rrugën “ Agush Gjoci” në Pejë, një femër së bashku me fëmijën e saj është duke u mbajtur e mbyllur pa dëshirën e saj në një shtëpi.
Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, nga aty kanë marrë viktimën së bashku me fëmijën, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.
Viktima deklaron se është mbajtur e mbyllur pa dëshirën e saj nga i dyshuari tri (3) ditë.
Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datë 22.03.2022, ka arritur ta lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: M.D. i lindur me 1966, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim Policor prej 48- orësh.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...