Fun & Video

Nëna ia thirri të birit policinë, organizoi aheng në shtëpi derisa ajo ishte në pushim (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 22 January 2018

Alinson Robinson në Lancashire e Anglisë, ia ka thirrur të birit Oliver policinë, në momentin që ka kuptuar se ai ka mbledhur shoqërinë në shtëpi, pa dijeninë e saj.

Madje, 49-vjeçarja kërkoi që ta mbyllin të birin e saj 18-vjeçar, në mënyrë që të mësojë për të vepruar si i rritur, transmeton Telegrafi.

Prindërit e tij e ndërprenë pushimin, kur një fqinj iu tregoi se në shtëpinë e tyre diçka nuk është në rregull.

-Advertisement-

Oliver gjatë ahengut

Me tu kthyer, ata gjetën një xham të dritares së thyer, orendi të dëmtuara dhe dyshemetë e mbuluara me urinë dhe të vjella.

Oliver kishte dashur të bënte një aheng të vogël me shoqërinë e ngushtë, por me të kuptuar të tjerët, gjërat dolën prej kontrollit.

Gjatë kohës sa ishte në arrest, adoleshenti kishte thënë se në shtëpi u mblodhën njerëz ta paftuar që nuk i njihte, por nuk kishte si t’i largonte.

Për më keq, atij i është hidhëruar babai aq shumë, sa që e ka përjashtuar prej kompanisë që e ka në pronësi dhe i jepte rrogë të majme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera

Portali "Infokusi.com" është medium online që mirëmbahet nga kompania mediale "INFOKUSI". Materialet dhe informacionet e këtij portali nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të portalit "INFOKUSI.COM".