Rozë

Nëna e Kevinit i del në mbrojtje Anës: Shikoni familjet e juaja

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 04 December 2024

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi, ka bërë një reagim në lidhje me komentet e ofendimet që po merr.

Kjo duket për shkak të lidhjes që ka krijuar brenda formatit të Big Brother me Kevin Edmond dhe paraqitjes në atë shtëpi.

Veç kësaj, në mbrojtje i ka dalë edhe nëna e Kevinit, me një postim të shpërndarë në InstaStory.

-Advertisement-

“Marre duhet me ju ardh për ofendimet që ia bëni Anës, njerëz analfabeta. Për atë ju jeni aty ku jeni…Jeni msu msheftas ju nëpër motela, si shikoni motrat dhe gratë e juve”, u shpreh ajo.

Melita tutje theksoi: “Ana është tash në familjen time dhe do ta mbrojë në maksimum si me qenë vajza ime. Shikoni familjet e juaja para se me gjyku”.

Nëna e Kevinit e ka surprizuar atë edhe në Big Brother, teksa e mbështet vazhdimisht edhe jashtë shtëpisë

Kevini së fundmi sakrifikoi dhjetë mijë euro nga çmimi i madh vetëm për të kaluar një natë me Anën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera