Lajme

Nëna e denoncon të birin në polici: “Është nark *oman dhe po ushtron dhünë”

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 05 July 2024

Një nënë e ka denoncuar të birin në polici se është përdorues i narkotikëve dhe se nuk e ka përfillur urdhrin e gjykatës duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Policia me të pranuar informatën ka shkuar në shtëpi dhe ka arrestuar të dyshuarin.

“Prishtinë: Më 04.07.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili është përdorues i narkotikëve nuk ka përfillur urdhrat e gjykatës duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve ndërsa me urdhër të prokurorit është hapur rast për mospërfillje e urdhrit të gjykatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera