Fun & Video

Nëna bllokon të birin nën stol, që të përfundojë e qetë lojën e tavolinës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 04 July 2018

Për ta përfunduar e qetë lojën e tavolinës të njohur si mahjong, nëna e paemëruar nga Kina e ka bllokuar të birin nën stolin e plastikës.

Megjithëse njëvjeçari qante dhe provonte të dilte nga hapësira e ngushtë, ajo nuk lëvizte dhe vazhdonte lojën bashkë me shokë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja që u shpërnda në rrjetet sociale kineze, ngjalli kritika të shumta, ndërsa u kërkua që të identifikohet ajo grua dhe t’i merret fëmija.

-Advertisement-

“Kur më shumë kënaqësi të japë kumari, se sa dashuria ndaj të birit”, ishte një prej komenteve të shumta.

Por, të tjera kanë thënë se kjo ka mundur të jetë vetëm një moment, që ajo ka luajtur me fëmijën e vogël dhe e ka nxjerrë sërish prej aty.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera