Lajme

Nën thirrjet “UÇK” nis protesta e veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 16 June 2022

Nën thirrjet “UÇK” ka nisur para Kuvendit të Kosovës, protesta e paralajmëruar e veteranëve për të kundërshtuar mospërfshirjen e tyre në projektligjin e pagës minimale.

Një numër i madh i tyre tashmë është tubuar në sheshin kryesor të Prishtinës, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Para dy dite, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin që përcakton pagën minimale. Gjatë procesit të votimit u dëgjuan thirrjet “marre” nga deputetët e opozitës, të cilët kundërshtuan këtë projektligj meqë nuk i përfshinte edhe veteranët e UÇK-së, të cilët javën e kaluar protestuan para Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Disa nga partitë opozitare kanë dalë në mbështetje të protestës së veteranëve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera