Lajme

Nën synim dy vajzat e Putin dhe banka më e madhe e Rusisë/ Ministrat e Jashtëm të NATO-s bisedime të reja

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 06 April 2022

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar mbi Ukrainën, ndërsa ndodhemi në një fazë tjetër të konfliktit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Moska do të përpiqet të pushtojë “të gjithë” rajonin e Donbasit në lindje, me qëllim krijimin e një korridori tokësor nga Rusia në Krimenë e aneksuar.

Por ai vazhdon të këmbëngulë se asnjë trupë apo avion i NATO-s nuk do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë.

-Advertisement-

SHBA dhe BE do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë sot mes akuzave për krime lufte në qytetin ukrainas Bucha. Pamjet e varreve masive dhe trupave të civilëve të ekzekutuar në periferi të Kievit kanë tronditur botën.

Uashingtoni thotë se do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse. Sipas informacioneve, po shqyrtohen masa që synojnë dy vajzat e Putinit dhe bankën më të madhe të Rusisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera