Lajme

Dyshime për dallavere me tenderë, ndalohet ish-drejtori i Shëndetësisë në Novobërdë dhe pronari i kompanisë

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 24 December 2021

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar dy persona në Novobërdë, përfshirë ish-drejtorin e Shëndetësisë, nën dyshimin për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, dyshohet se kompania “AWA Sh.p.k” nuk i ka furnizuar Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunës së Novobërdës me barna dhe produkte tjera medicinale, por ka lëshuar fatura te rrejshme se kinse i ka furnizuar të njëjtat.

Për këtë arsye pronari i kësaj kompanie është ndaluar nën dyshimin për “Falsifikim të dokumenteve”
“Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të njëjtëve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Gjilan, 24 Dhjetor 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Gjilan, janë ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, i dyshuari me inicialet T.S. – ish drejtor i Shëndetësisë në komunën e Novobërdës dhe i dyshuari me inicialet A.R. – pronar i kompanisë ‘’AWA Sh.p.k’’, në Prishtinë.

Bazuar në hetimet e deritanishme, ekziston dyshimi se kompania e lartcekur nuk ka furnizuar Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunës së Novobërdës me barna dhe produkte tjera medicinale, por ka lëshuar fatura fiktive se kinse i ka furnizuar të njëjtat.

I dyshuari T.S., me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ndërsa, i dyshuari A.R., dyshohet për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të njëjtëve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera