Lajme

Nën masa të rrepta të sigurisë tre teṛṛọristët e Banjskës rikthehen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 25 September 2024

Pas përfundimit të seancës fillestare lidhur me rastin e sulmit terrorist në Bansjkë të Zvecanit, tre të akuzuarit të cilët gjenden në paraburgim, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq janë rikthyer në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas një video të siguruar nga Infokus shihet se të tre të akuzuarit të cilët ndodhën në paraburgim janë rikthyer në burg nën masa të rrepta.

Ndryshe sot kjo seancë është shtyrë për datën 9 tetor.

-Advertisement-

Arsyeja e kësaj shtyerje të kësaj seance është për shkak se Mbrojtja kishte ankesa se nuk është pajisjur me kohë me të gjitha shkresat e lëndës.

Ndërkaq në seancën fillestare të mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është veçuar procedura penale ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar në rastin “Banjska”, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit.

Kurse, për Milan Radoiçiqin dhe të akuzuarit tjerë, gjykatësi Arben Hoti tha se do t’i drejtohen Gjykatës Supreme për opinion për të parë nëse për veprat penale për të cilat ngarkohen të akuzuarit mund të aplikohet gjykimi në mungesë.

Kujtojmë që sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E pak para se të bëhet një vit nga sulmi terrorist, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.

Të akuzuarit që ngarkohen bashkë me kreun e grupit kriminal Milan Radoiçiq janë: Milan Radoiçiq, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Uros Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukasin Jarediq, Sasa Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Miliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Millos Milenkoviq, Dorde Baloviq, Danijel Dukiq, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millos Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq dhe Vladan Iliq.

Nga aq sa dihet deri tani, nga këta 45 të akuzuar, vetëm tre prej tyre janë arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe ata janë Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Të njëjtit janë në paraburgim./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera