Lajme

Nën kërcënimin e thikës i kërkuan 10 euro të miturit, arrestohen tre persona në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 03 March 2022

Tre persona të mitur janë arrestuar mëngjesin e së martës, kjo pasi ata kishin kërcënuar me thikë një djalë të mitur, në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë kërkuar nga viktima 10 euro.

Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se për këtë rast është konsultuar edhe prokurori.

-Advertisement-

Me vendim të tij tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera