Lajme

Nën kërcënimin e armës, dy persona kryejnë grabitje në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 13 June 2022

Një grabitje ka ndodhur dje rreth orës 21:20, në Prizren ku dy femra kanë raportuar në Polici se derisa kanë qenë duke punuar dy persona kanë kryer grabitje.

Viktimat kanë deklaruar se njëri prej tyre ka pasur edhe armë. Sipas tyre, pas grabitjes të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Siç njofton Policia, viktimat nuk kanë pësuar ndonjë lëndim dhe nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Dy viktima femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar, dy persona të dyshuar, njëri nga ta nën kërcënim të armës, kanë kryer grabitje. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitë përkatëse policore. Viktimat nuk kanë pësuar ndonjë lëndim dhe nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera