Lajme

Nekibja, shqiptarja që u dënua nga Zvicra për diçka shumë të çuditshme

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 09 July 2017

Ajo kishte dashur vetëm të relaksohej dhe për këtë, gjatë rrugës për një kurs të mbrëmjes, më 1 qershor 2016 ia kishte thënë këngës së njohur “I feel good” të këngëtarit James Brown.

Nekibja 37 vjeçare kishte vendosur kufjet në veshë prej nga i vinte kënga në fjalë. Ajo edhe po lëvizte sipas muzikës, derisa nuk ia behën tre policë, shkruan 20minuten.ch. Disa veta ishin ankuar nga këndimi i shqiptares, kishte thënë njëri nga policët më vonë, transmeton albinfo.ch. Kjo ishte arsyeja përse ata kishin vendosur ta identifikonin Nekiben. Sipas tyre, edhe përkundër faktit se po e kontrollonin ajo vazhdonte të këndonte dhe kalimtarët ndjeheshin të shqetësuar.

Në muajin nëntor Komisioni Policor i Lozanës i kishte shqiptuar asaj për prishje të qetësisë një gjobë prej 100 frangash dhe taksën prej 50 frangave. Por amatorja e muzikës nuk ishte pajtuar me dënimin prandaj kishte ushtruar ankesë në gjykatën e Lozanës. “Ata më kishi akuzuar sikur unë po këndoja me sa zë kisha, edhe pse unë vetëm kisha pëshpëritur”, ka thënë ajo për gazetën “24Heures”. “Dhe e gjithë kjo ka ndodhur gjatë ditës, pranë zhurmës që mbretëronte në rrugë. Po të ishte në mesnatë, do ta kuptoja dhe unë”. Pastaj, vazhdon ajo, në një rast tjetër, kur ajo ka kënduar këngën “Whisper” të Evanescence, të rinjtë i ishin afruar dhe e kishin falënderuar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa avokati i saj ka shtuar se nuk ka mundur ta gjejë askënd që do ta vërtetonte se Nekibja ka kënduar me zë të lartë. Pastaj, veç kësaj, lartësia e zërit të saj nuk ishte matur nga askush.

-Advertisement-

Por asgjë nga këto nuk i ka hyrë në vesh gjyqtarit. Ai u beson plotësisht policëve. “Kur policia nis një aksion ajo nuk e bën këtë për ta zemëruar Nekiben por për faktin se situata e arsyeton ndërhyrjen e saj. “Ju, duke pasur kufjet në veshë, ndoshta nuk e dëgjoni veten se me sa zë të lartë këndoni”, i është drejtuar gjyqtari shqiptares. Kështu, Nekibja detyrohet të paguajë gjobën me të cilën ishte dënuar në nëntorin e kaluar. Veç kësaj ajo do të paguajë edhe 400 franga në emër të shpenzimeve të gjyqit.

Por nuk janë kaq restriktivë të gjithë njerëzit e ligjit. Kur Nekibja qe dënuar në nëntor, policët e kantoneve tjera vetëm kishin luajtur kokën në shenjë habie për veprimin e kolegëve të tyre nga Lozana. “Ne nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë rast të krahasueshëm. Por kosovarja mundet lirisht të shpërngulet në ndonjë regjion tjetër, transmeton albinfo.ch. Te ne ajo mund të këndojë dhe vallëzojë sa të dojë”, kanë thënë ata.

Ndërkaq, avokati i Nekibes nuk e përjashton që rastin e klientes së tij ta çojë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera