Lajme

Negociatorët ukrainas këshillohen që të mos hanë e pinë në takim me rusët, shkak frika nga helmimi

Autori: Gazeta inFokus 06:47 | 29 March 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka paralajmëruar negociatorët që të mos hanë ose pinë kur takohen për negociata me Rusinë.

Kjo pasi sipas tij Abramovich dyshohet se është helmuar me helm kimik, shkruan Skynews.

Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë sot bisedimet e tyre të para ballë për ballë për paqe brenda dy javësh, e për këtë Kuleba ka propozuar që negociatorët të shmangin prekjen e çdo sipërfaqeje.

-Advertisement-

“Unë këshilloj këdo që shkon për negociata me Federatën Ruse të mos hajë apo pijë asgjë. Dhe, mundësisht, shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje. Kjo është në dorën e parë.

“Së dyti, të gjitha këto histori – dikush ka dëgjuar diçka diku, disa burime – tani ka shumë të tilla, sepse të gjithë janë të etur për lajme, për ndjesi” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera