Lajme

Nebojsha Stefanoviq: S’kemi shërbyer informacione me Prishtinën për vrasjen e Ivanoviq

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 21 January 2018

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se nuk kanë shkëmbyer të dhëna zyrtare me Prishtinën, sa i përket rastit të vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanovniq.

“Deri tani nuk kemi asnjë shkëmbim zyrtar të informacioneve dhe nuk kemi marrë zyrtarisht informacione nga autoritetet hetuese”, ka thënë ai.

Stevanoviq ka thënë se do të dëshironin të gjenin ndonjë gjë që do t’i zbulonte autorët por që sipas tij deri më tani janë bërë shumë keqinformime.

-Advertisement-

“Mua më duket se hetimet po lëvizin në drejtim të ngadalësuar ose goditëse në përgjithësi në të gjitha gjurmët. Ne patëm shumë keqinformime”, ka përfunduar Stefanoviq.

Ivanoviq është vrarë të martën e javës që shkoj para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera