Në vitin 2021, gati vaksina për HIV-in?
Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 03 December 2019
Një vaksinë për të trajtuar HIV, virusin që shkakton SIDA, mund të jetë në dispozicion deri në vitin 2021, besojnë shkencëtarët.
Testimet e tre vaksinave të ndryshme janë afër hyrjes në fazat e tyre përfundimtare, duke bërë që ekspertët të jenë optimistë për të ardhmen. Rezultatet e eksperimenteve të vaksinave – të njohura si HVTN 702, Imbokodo dhe Mosaico – do të jenë në dispozicion qysh në vitin e ardhshëm.
Njerëzit me HIV mund të marrin ilaçe që e bëjnë ngarkesën e tyre virale të pahetueshme, që do të thotë se nuk mund ta transmetojnë atë, qoftë edhe përmes marrëdhënieve seksuale.
Sidoqoftë, një vaksinë aktualisht nuk ekziston për të mbrojtur kundër prekjes nga virusi, i cili bartet nga 37 milionë njerëz në të gjithë botën. Shefja e dy testimeve Susan Buchbinder, drejtoreshë e programit hulumtues të Brigde HIV në Departamentin e Shëndetit Publik në San Francisko, thotë se ‘ky është ndoshta një nga momentet më optimistë në të cilin kemi qenë’.
“Edhe një vaksinë pjesërisht e efektshme do të ishte “një përparim i jashtëzakonshëm” dhe “me të vërtetë do të kishte fuqinë për të ndryshuar trajektoren e epidemisë””, tha ajo.
Dy vaksinat përbëhen nga gjashtë injeksione, me lloje paksa të ndryshme të administruara gjatë dy vizitave të fundit në klinikë. HIV dëmton në mënyrë progresive qelizat vendimtare në sistemin imunitar, gjë që dobëson aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet. Nëse nuk trajtohet, kjo çon në SIDA – emri për një seri infeksionesh vdekjeprurëse, të cilat sistemi imunitar i dobësuar nuk mund t’i trajtojë.
Ekspertët për HIV thonë se një vaksinë duhet të jetë së paku 50 për qind e efektshme për të pasur ‘ndërrim të lojërave’ në luftimin e numrit të rasteve. Mjekët tashmë mund të heqin profilaksinë para ekspozimit (PrEP), një pilulë ditore që njerëzit me rrezik shumë të lartë mund të marrin për të parandaluar marrjen e HIV-it.
Dhe ata me HIV mund të marrin terapi anti-retrovirale (ART), e cila siguron se ata kanë një ngarkesë virale të pahetueshme, që do të thotë se sasia e virusit në gjakun e tyre është e ulët. Rezultatet nga vaksina Imbokodo priten në vitin 2021, ndërsa ato nga Mosaico priten më 2023.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...