Lajme

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe marihuanë, zbardhen detaje të reja nga vrasja në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 10 November 2021

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen “Arbëria” në Gjilan. Policia ka arrestuar deri më tani pesë persona të dyshuar. Ndërkaq në një njoftim të ri, policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Një 21-vjeçar nga Gjilani mbeti i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të martën në Gjilan.

Një tjetër mbeti i plagosur, ndërkaq pas ndihmës mjekësore u dërgua në mbajtje. Përveç tij, janë arrestuar edhe katër persona tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e vrasjes së 21-vjeçarit.

-Advertisement-

Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për ta.

Ndërkaq Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Po ashtu, në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“VRASJE E RËNDË – Gjilan, 08.11.2021 – 20:40. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 09.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qenë pjesëmarrës në vepër, po ashtu dhe i dyshuari i cili ka qenë duke u trajtuar është intervistuar. Ndërsa në vendin e ngjarjes, është gjetur sasi substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 10.5 gram dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, në total të arrestuar për këtë rast janë pesë persona”, ka bërë të ditur policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera