Lajme

Në Tokë së shpejti do të bie shi më shumë se më parë, paralajmëron NASA

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 10 June 2017

Meqë planeti ynë po vazhdon të ngrohet, sasia e shiut që do të bie në rajone tropikale do të rritet, sugjeron një studim.

Studimi gjeti se modelet e klimës globale mund të nënvlerësojnë sasinë e shiut që do të bie në këto rajone, sepse ato nënvlerësojnë rëniet në retë e larta mbi rajonet tropikale të para kohët e fundit nga observatorët e NASA-s.

Retë tropikale të lartësive të larta e ngujojnë nxehtësinë në atmosferë, por ngrohja globale duket se po krijon më pak re të tilla, që do të çonte në ftohje të atmosferës tropikale – duke çuar në rritje të reshjeve tropikale, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Por si mundet që më pak re të bëjnë që të bie më shumë shi? Reshjet e shiut nuk kanë lidhje vetëm me retë që janë në gjendje të bëjnë shi – por gjithashtu edhe me energjinë e Tokës – energji kjo që vjen nga dielli krahasuar me nxehtësinë e energjisë së vetë planetit.

Retë shumë të larta e ngujojnë nxehtësinë në atmosferë, por nëse ka më pak re të tilla në të ardhmen, atmosfera tropikale do të ftohet dhe avujt gjatë ftohjes e kondensojnë atë, duke shkaktuar shi.

Hulumtimi, i kryer nga Dr. Hui Su nga NASA, gjeti gjithashtu se rritja e reshjeve të shiut në vende tropikale do të ngroh përsëri ajrin për të balancuar ftohjen nga retë e larta.

Ai thotë se me këto ndryshime, Toka në të ardhmen do të ketë shumë më tepër reshje shiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera