Sport

Në tetor u tërhoq prej problemeve në zemër, ish-futbollisti pëson atak dhe përfundon në spital

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 16 January 2023

Enock Mwepu, ish-futbollisti 24-vjeçar i anglezëve të Brighton që u tërhoq nga futbolli i luajtur në tetor të vitit 2022 për shkak të problemeve me zemrën, së fundmi është shtruar në spital të Zambias pas një ataku kardiak.

Mwepu u ndje keq teksa ishte duke ngarë makinën dhe pasi parkoi humbi ndjenjat. Gjithsesi, për fat të mirë koha ishte e mjaftueshme që ish-lojtari t’i drejtohej spitalit, aty ku mjekët ndërhynë dhe morën situatën në dorë duke i paraprirë një sulmi fatal në zemër. Aktualisht gjendja e Mwepu është e stabilizuar me 24-vjeçarin që vijon tashmë të kryejë disa teste rutinë për të qenë tërësisht i sigurt.

Ish-lojtari para një muaji u emërua si trajner i akademisë U-9 të Brighton teksa pas këtij episodi edhe klubi anglez reagoi ndërsa vendosi theksin se ataku në zemër u parapri. Nga ana tjetër, Brighton sqaron se stafi mjekësor i skuadrës është në komunikim me mjekët në Zambia dhe se është i gatshëm për të asistuar në çdo formë.

-Advertisement-

Kujtojmë se për herë të parë problemet kardiake Mwepu iu shfaqën në muajin shtator të vitit 2022 kur ishte i grumbulluar me kombëtaren e Zambias teksa nuk mundej të kryente stërvitjen e plotë. Pas disa testeve, mjekët dolën në përfundimin se ai nuk mund të luante pasi kishte një rrisk të lartë që të pësonte atak kardiak.

Mwepu iu bashkua Brighton në korrik të vitit 2021 duke u transferuar nga Red Bull Salzburg ndërsa në 27 paraqitje për anglezët shënoi edhe tre gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera