Lajme

“Në takimin e Kurtit me opozitën do të diskutohet për marrëveshjen finale”

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 19 October 2022

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike e ka cilësuar si të duhur ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim me partitë opozitare.

I ftuar në emisionin “Ditari”, ai tha se takime të tilla mes pushtetit dhe opozitës duhet të ketë sa më shpesh, teksa theksoi se në këtë takim do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ftesa për krerët opozitarë nga Kurti konsideroj që është e matur dhe e duhur dhe duhet të jetë sa më shpesh që është e mundshme. Dhe ky takim që vie menjëherë me krerët opozitarë, ndoshta mund të ketë diskutime se si të vazhdohet tutje me kapitujt drejt marrëveshjes finale, apo për elemente që do të diskutohen në marrëveshjen finale marrë parasysh që disa marrëveshje kanë ngecur dhe pritet të diskutohen për to”, tha ai.

-Advertisement-

Ndryshe ftesa e kryeministrit Kurti per paritë opozitare erdhi pas takimit të tij të sotëm me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, për teve1.info e ka konfirmuar lajmin se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur për të premten nga kryeministri Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera