Lajme

Në takimet e Brukselit u diskutua asociacioni, të pagjeturit e energjia

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 18 August 2022

Gazetarja Erisa Zyka, tha se temë e takimit të sotëm ishte edhe asociacioni, ku sipas saj, delegacioni serb e ai evropian e kanë ngritur këtë çështje, teksa Kosova mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj.

“Ndërkohë, delegacioni serb dhe ai evropian kanë ngritur çështjen e Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, por qëndrimi i Kosovës s’ka qëndruar. Mund të ju konfirmoj se nga Borrell dhe Lajcak nuk do të kursehet asnjë lloj përpjekje në mënyrë që palët të arrijnë një marrëveshje në lidhje me targat”, është shprehur Zyka për KlanKosova.

Më tej, Zyka tha se sot u diskutua edhe për energjinë, ku siç tha ajo, sipas burimeve evropiane, palët janë shumë afër zbatimit të udhërrëfyesit për energjinë.

-Advertisement-

Përpos energjisë e asociacionit, sipas Zykës, në takimin e sotëm u diskutua edhe për të pagjeturit, ku siç tha ajo, ka pasur një lloj keqardhje në lidhje me mos-finalizimin e marrëveshjes për personat e pagjetur.

“Burimet evropiane na kanë konfirmuar se kjo çështje edhe pse i është përkushtuar një vit kohë për të hartuar dokumentin e personave të pagjetur, kjo nuk ka marrë vëmendjen e duhur, ka kaluar në hije pasi që të gjithë prisnin të gjenin një marrëveshje në lidhje me njohjen e targave dhe dokumenteve”, është shprehur Zyka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera