Lajme

Në Speciale vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 15 July 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarit tjerë, Bislim Zyrapi javën e kaluar vazhdoi dëshminë e tij me pyetjet nga ekipet e Mbrojtjes, raporton RTKlive.

Ai dha dëshmi gjatë gjithë javës dhe dëshmia e tij do të vazhdojë sot në orën 9:00 të mëngjesit.

-Advertisement-

Po ashtu të enjten e kaluar filloi dhënien e dëshmisë një dëshmitar tjetër, përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së Prokurorisë që u lexua në sallën e gjyqit, ky dëshmitar u arrestua dhe u mbajt i ndaluar nga anëtarë të UÇK-së në vitin 1998.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera