Sport

Në Spanjë janë të bindur, Barcelona po punon për rikthimin e bujshëm të Lionel Messit

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 25 July 2022

Lionel Messi nuk e ka mbyllur ende kapitullin e tij me Barcelonën. Ishte i qartë presidenti Joan Laporta në deklaratën e një dite më parë dhe duket se janë të bindura edhe mediat në Spanjë.

Sipas këtyre të fundit, Xavi i ka kërkuar presidentit rikthimin e “pleshtit” në Katalunjë, aty ku shkroi kapitujt më të bukur të karrierës së tij futbollistike dhe palët kanë nisur tashmë negociatat.

Ylli argjentinas ka edhe një vit kontratë me PSG-në dhe këtë verë është e pamundur të mendohet një operacion i tillë, megjithatë Laporta po punon për të rikthyer Messin në verën e 2023-shit, atëherë kur do të jetë lojtar i lirë.

-Advertisement-

Plani i katalanëve është që të rikthejnë Messin si futbollist dhe më pas t’i ofrojnë një rol të rëndësishëm si drejtues, për ta mbajtur përjetë te Barcelona.

Lionel Messi la spanjollët verën e kaluar, pasi Barcelona nuk i bëri një ofertë rinovimi për shkak të pengesave financiare dhe u transferua te PSG-ja, ku firmosi një kontratë të vlefshme deri në verën e 2023-shit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera