Lajme

Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës, shënohet Dita e Presidentit

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 24 May 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 24 majit, Ditës së Presidentit, ka thënë se kjo ditë e vendosur nga presidenti historik, Ibrahim Rugova, është ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë.

Presidentja Osmani ka marrë pjesë në shënimin e kësaj dite, me që rast u promovua edhe libri “Liria si imanencë njerëzore” të autorit e Munish Hysenit e ku morën pjesë edhe familja Rugova.

“Ora 12 në Shtëpinë e Pavarësisë, apo në shtëpinë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, si njihej paralufte, është një kujtesë historike për të gjithë ne, sepse po në këtë orë, çdo të premte, arkitekti i pavarësisë së Kosovës, presidenti historik, apo si njihej, Dr. Ibrahim Rugova, me konferencat e tij të përjavshme për shtyp, sensibilizoi për vite me radhë opinionin ndërkombëtar, për ngjarjet ne Kosovë”, tha Osmani.

-Advertisement-

Presidentja shtoi se 24 maji, Dita e Presidentit, është vendosur nga vet presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe është një ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë dhe se janë mbledhur, sot këtu, në Shtëpinë e Pavarësisë, për të promovuar librin “Liria si imanencë njerëzore”, e autorit Munish Hyseni, projekt i bibliotekës presidenciale Ibrahim Rugova që përmbledh fjalimet e tij të zgjedhura dhe të sistemuara nga Munish Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera