Fokus

Në shi e në borë, policët e Kosovës ruajnë pllakën përkujtimore të heroit Enver Zymberi në Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 21 April 2024

Pllaka perkujtimore e policit hero Enver Zymberit në komunën e Zubin Potokut nuk po mbetet pa perkujdesje as sot, shkruan Gazeta Infokus.

Edhe në këtë ditë zgjedhje në reshjet e vazhdueshme të shiut por edhe disa reshje të vogla të borës, Policia e Kosovës vazhdojnë të e ruajnë këtë pllakë të heroit Zymberi.

Në disa pamje të siguruara nga Gazeta Infokus shihet se si një polic i Kosovës vazhdon të qëndrojë afër kësaj pllake përkujtimore në përkujdesjen e saj.

-Advertisement-

Enver Zymberi është polici i katërmbëdhjetë i rënë në detyrë. Ai u vra në operacionin e madh të Policisë së Kosovës kundër strukturave kriminale në veri të Kosovës.

Ai u qëllua nga Strukturat Paralele Ekstremiste Serbe më 26 korrik 2011, në Leposaviq, afër pikës kufitare në Bërnjak, gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Shtetit të Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Kujtojmë që sot janë duke u mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore në votimin për largimin apo jo të kryetarëve aktual./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera