Në Serbi kërkohet shkarkimi i Vulinit
Autori: Gazeta inFokus
20:20 | 11 July 2023
Pasi administrata amerikane e vendosi në listë të zezë drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, zyrtarët institucionalë në Serbi nuk kanë pranuar që të komentojnë këtë vendim.
Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë Vulinin, Qeverinë serbe dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe disa anëtarë të partisë në pushtet, por ata nuk ishin të qasshëm për koment.
Ndërkaq, një pjesë e opozitës serbe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Vulinit nga drejtimi i BIA-s.
Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), subjekt opozitare pro-evropian, deklaroi se kërkon nga kryeministrja Ana Bërnabiq, që në seancën e ardhshme të Qeverisë, ta shkarkojë menjëherë Aleksandar Vulinin nga pozita e drejtorit të BIA-s.
“Dihet që Aleksandar Vulin është kërcënim për sigurinë e Serbisë dhe rajonit dhe ishte vetëm çështje kohe që akuza të tilla të bëheshin. Fakti që një person i pakualifikuar si Vulini është në krye të BIA-s është gisht në sy për krejt botën dhe të gjithë qytetarët e Serbisë. Ai duhet të shkarkohet menjëherë”, tha përmes një deklarate Pavle Gërboviq, deputet i PSG-së.
Ai shtoi se fakti që drejtori i BIA-s është nën sanksione do të thotë se “Serbia është e kompromentuar sepse një person i tillë, që mban në pozitë të tillë, paraqet kërcënim direkt për sigurinë dhe është problem për të gjithë qytetarët”.
“Nuk duhet të lejojmë që i gjithë shteti të futet izolim”, theksoi ai.
Vulin u sanksionua për pretendime se është përfshirë në afera korruptive dhe trafikim të narkotikëve, por edhe për lidhjet e tij me Rusinë.
“Ai ka përdorur pozitat publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanin Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon”, u tha në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit.
Anëtarja e Komitetit të Parlamentit serb për kontroll dhe siguri të shërbimeve, Marinka Tepiq, nga Partia pro-evropiane për Liri dhe Drejtësi shkroi në Twitter se “Vulin është nën sanksione amerikane nën dyshimet për korrupsion dhe trafikim me narkotik. Le të shohim se çfarë mesazhi do të jetë ky për [presidentin e Serbisë] Aleksandar Vuçiqin”, shkroi ajo.
Borko Stefanoviq nga po e njëjta parti tha se për herë të parë në historinë e re serbe, kreu i një agjencie të sigurisë futet në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe përfshirjes në trafikim të drogës.
“Vulin është një dëm i madh për shtetin dhe interesat e qytetarëve”, tha Stefanoviq.
Ndërkaq deputeti nga lista pro-evropiane “Ne mundemi së bashku”, Nebojsha Zelenkoviq, tha se “rrethi po ngushtohet”.
Ish-anëtari i Partisë Progresiste Serbe – që është në pushtet – Dragan Shormaz, tha se sanksionimi i Vulinit “është vetëm fillimi”, pasi sipas tij, në listën e sanksioneve do të futen edhe “bashkëpunëtorë të tjerë të ngushtë” të presidentit Vuçiq.
Çfarë thotë ligji?
Ligji për BIA-n thotë se drejtori i kësaj agjencie zgjidhet dhe mund të shkarkohet nga Qeveria, por kushtet që drejtori duhet të plotësojë nuk specifikohen në legjislacion.
Sipas ligjit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i ofron opinionin e tij Qeverisë lidhur me propozimin për emërimin apo shkarkimin e drejtorëve të agjencive të sigurisë.
Në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, veç të tjerëve, anëtar janë edhe presidenti i Serbisë, kryeministri, ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm./REL

Të tjera
-
Kurti s’e harron debaklin e zgjedhjeve lokale, thotë se rezultati i 9 shkurtit duhet të shërbejë për ato që mbahen në vjeshtë
Pavarësisht faktit që Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mbi 50 % të votave në...
-
BE akoma pa marrëveshje që të ndërpritet praktika e ndërrimit të orës
Në Bashkimin Evropian ende nuk ka marrëveshje për t`i dhënë fund ndryshimeve ...
-
Numri i të vdẹkurve nga tërmeti në Mianmar shkon në 1 mijë e 600
Numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1,644, thotë udhëheqja ushtara...
-
Rrëshqitja e dheut në fshatin Leskovec të Prizrenit, evaukohen disa familje
Nga takimi me kabinetin, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka bër...
-
Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej
Në nëntor të vitit 2022, një punonjëse e shërbimit të Spitex-it ka përvetësua...
-
Ministrja austriake: Zgjerimi i BE-së të duhet të jetë prioritet, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor
Ministrja austriake për Integrime Evropian, Claudia Plakolm ka thënë se zgjer...
-
PZAP: Subjektet u gjobitën me mbi 644 mijë euro, vetëm 101 mijë të paguara deri tash
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë procesit zgjedhor për...
-
Haradinaj kujton të rënët në Beleg, Irzniq e Poterq: Edhe pse të pạarmạtosur nuk u kursyen nga barbarët
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar kujtojnë të rënët në Beleg e Irzni...
-
Rama paralajmëron se Shqipëria shpejt do të bëhet me anije të madhe luftarake
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama raportohet se ka paralajmëruar që ky shte...
-
Haziri konfirmon takimet me opozitën: Në qeveri veç me Abdixhikun kryeministër – me LVV-në hiç
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, thotë se nu...
-
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi – buka, qumështi, vaji mund të kushtojnë më shumë
Rritja e çmimit të rrymës në Kosovë për 15 për qind – siç ka paralajmëruar Zy...
-
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjën perëndimore, pas rritjes së nivelit të ujit të lumenjve
Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën perëndimore të...