Lajme

‘Në Prekaz te Baca Adem’, festa e vajzave të Kosovës U18 pas kualifikimit për në Botëror

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 03 March 2024

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova sot e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16,.

Nga Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) kjo arritje është vlerësuar si sukses historik.

“Për Kosovën, për ata që na sollën lirinë dhe na mundësojnë momente si ky… Kinë na prit…”, shkroi faqja zyrtare, derisa vajzat dëgjohen duke i kënduar komandantit legjendar, Adem Jasharit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera