Sport

Në prag të GP Malajzi, Verstappen s’e fsheh optimizmin

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 28 September 2017

Max Verstappen po konfirmon dita ditës se është e ardhmja e Formula 1. Piloti holandez i Red Bull tashmë është i përqendruar te gara e radhës së këtij kampionati në Sepang, një pistë që favorizon pikërisht makinën austriake.

“Vitin e kaluar këtu bëmë një paraqitje shumë të mirë të cilën duam ta përsërisim edhe në garën e këtij viti”, tha Verstappen. “Është e nevojshme që të ruajmë optimizmin. Sepangu është një pistë që gjithnjë më ka pëlqyer”.

Së fundmi, piloti holandez ka qenë i përfshirë në zërat e merkatos që kanë folur për një kalim të mundshëm te Ferrari për të qenë ndoshta shok skuadre me Vettel, por Verstappen nuk dëshiron të ndikohet nga këto zëra dhe mundohet t’i largojë ato.

-Advertisement-

“Ajo që di unë në këtë moment është se te cila skuadër do të jem vitin e ardhshëm, Red Bull”, vijoi Verstappen. “Është ende herët për ta thënë, por ajo që duam është të fitojmë’

Verstappen pati dhe një dialog të këndshëm pikërisht me Sebastian vettel.  Holandezi këtë fundjavë ka 20 vjetorin e tij, por mesa duket nuk ka shumë dëshirë të festojë. “Këtu është shumë nxehtë dhe nëse dikush do të bëjë tortë përmua le ta bëjë, por kush do ta hajë”, tha Verstappen që më pas iu drejtua Vettel-e do ti? Atëherë do ta sjell në bokse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera