Uncategorized

Në përvjetorin e rënies nderohet vepra e heroit Kadri Zeka

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 17 January 2018

Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me rastin e 36 vjetorit të rënies heroike (17 Janar 1982) të Kadri Zekës e që ndërlidhet me manifestimet e “Flakës së Janarit 2017”, kanë nderuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti ynë “Kadri Zeka”.

Fillimisht Rektori Bajram Kosumi ka pritur në zyren e tij përfaqësuesin e familjes së atdhetarit Kadri
Zeka, njëherësh Deputet i Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti dhe Ilir Tahiri djali i dëshmorit Avdullah Tahiri .

Me këtë rast, Rektori Kosumi tha se, ju duhet të jeni krenar me veprën madhore të familjarëve tuaj, të
cilët punuan për lirinë e vendit tonë të cilën ne po e gëzojmë sot e që po e ndërtojmë për çdo ditë. Kjo është edhe porosia e jetës dhe veprës së atdhetarit Kadri Zeka të cilin nuk do ta harrojmë kurrë, dhe me krenari do ta kujtojmë gjithmonë, ka thënë pos tjerash Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”.

-Advertisement-

Kurse, Zenun Pajaziti, familjar i atdhetarit Kadri Zeka, duke falënderuar drejtuesit e UKZ-së për pritjen, tha se edhe pse kanë kaluar 36 vjet nga rënia e Kadriut, kujtimet për të dhe shokët e tij që
bashkëvepruan nuk mund t’i mundë tirania e kohës e as t’i kapë ndryshku i harresës.

Më pas Rektori së bashku edhe me Prorektorët, Sekretarin e Përgjithshëm, Dekanët dhe përfaqësues të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në
varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera