Lajme

Në një sallë të dasmave në Pejë vjedhin kasafortën, kishte një shumë të konsiderueshme parash

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 28 March 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Pejë ka raportuar se në sallën e dasmave persona ende të panjohur kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 12:10.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në sallën e dasmave persona ende të panjohur kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera