Rozë

Në ndihmë të Ukrainës, ish-futbollisti i famshëm bën veprimin e papritur në “Instagram”

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 21 March 2022

Ish-futbollisti i famshë, David Beckham, ka nisur që ditët e para të luftës në Ukrainë që të ndihmojë njerëzit e prekur nga pushtimi rus. Në llogarinë e tij në “Instagram” ku numëron 71 milionë ndjekës, ai ka postuar foto e video të ndryshme nga lufta.

Madje jo vetëm kaq, pasi Beckham ka nisur edhe mbledhjen e fondeve për fondacionit të tij për UNICEF-in. Mediat e huaja shkruajnë se qëllimi i këtij fondacioni është të sigurojë mbështetje të menjëhershme për fëmijët dhe familjet e përfshira në luftë.

Ish-futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Victoria, kanë dhuruar miliona dollarë për ukrainasit e prekur nga lufta.

-Advertisement-

Ky ishte vetëm hapi i parë drejt mbështetjes konkrete për familjet e prekura nga bombardimet, e ndjekur më pas nga një nismë e dytë, akoma më e admirueshme: ish-futbollisti i dha akses në llogarinë e tij të “Instagram”-it mjekes ukrainase Iryna Kondratova, në mënyrë që ajo të tregojë drejtpërdrejtë kushtet në të cilat ata ndodhen, pa filtra dhe në liri të plotë.

Dhe kështu, Dr. Iryna ka filluar të postoj në “Instastory”-n e Beckham, ku tregon se në çfarë kushtesh ajo dhe stafi i spitalit detyrohen të operojnë.

Ajo tregon nënat, gratë shtatzëna dhe foshnjat në bodrum, ku “kujdesi intensiv” për të vegjlit kombinohet me burimet e pakta në dispozicion. Imazhet janë befasuese. Shihen kushtet e repartit dhe lodhja në sytë e atyre që pa humbur shpresën.

Shumë yje të Hollywood-it dolën në terren për të mbështetur financiarisht ukrainasit dhe për të ofruar ndihmën e tyre. Nga Leonardo DiCaprio që dhuroi 10 milionë dollarë deri tek çifti Ashton Kutcher dhe Mila Kunis të cilët arritën të mblidhnin 30 milion dollarë. E njëjta gjë është bërë edhe nga markat e modës, stilistët , grupet e mëdha të korporatave etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera