Lajme

Në mungesë të liberalizimit të vizave, BE-ja ndëshkoj me mbi 65 milionë euro qytetarët e varfër të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 13 October 2022

Hiq më pak se 659 mijë e 29 kosovarë kanë aplikuar për vizë Schengen drejt Evropës që nga viti 2012 kur Komisioni Evropian i BE-së nisi zyrtarisht dialogun me Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave e deri në vitin 2021.

Në bazë të këtyre të dhënave të Komisionit Evropian për numrin e aplikimeve, mbi 65 milionë euro del të jetë shuma që qytetarët kanë paguar për tu pajisur me këtë vizë, duke u ndëshkuar kështu në mungesë të liberalizmit të vizave. Kjo shifër që kap milionat të paguara nga qytetarët e Kosovës, del në kalkulimin e numrit zyrtar të të dhënave nga Komisioni Evropian për numrin e aplikimeve dhe kostos mesatare prej 100 euro që çdo person duhet të paguajë për tu pajisur me vizë Schengen.

Mesatarja prej 100 euro është nxjerrë nga kalkulimet për secilin dokument që është i domosdoshëm në mënyrë që të aplikosh për vizë drejt Evropës.

-Advertisement-

Marrim shembull për të aplikuar për vizë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë kostoja mund të kapë shifrën prej afro 150 euro. Qendra e Aplikimit paguhet deri në 66 euro. Tarifa për vizë është afro 35 euro, pastaj edhe sigurimi shëndetësor në varësi të kohës së qëndrimit. Për gjysmë viti sigurimi shëndetësor mund të kushtojë deri në  30 euro. Por natyrisht që kjo varet edhe nga lloji i vizës për të cilën aplikon.

Mirëpo në disa shtete të tjera kjo shifër mund të jetë edhe më e vogël varëissht prej kostove që kërkohen të paguhen nga qendrat e aplikimit në ambasada.

Cilat janë llojet e vizave Shengen?

Nëse ju jeni duke mbajtur ka një ftesë zyrtare nga partner biznesi, dhe një vizitë në Evropë është për shkak të sjelljes së çfarëdo negociatave, ju keni nevojë për një vizë të biznesit.

Për të udhëtuar për qëllimin e udhëtimit, ju mund të caktoni një vizë turistike.

Në rast se vizita juaj në Evropë është e lidhur me ftesë të veçantë ekzistuese nga të afërmit apo miqtë, ju do të duhet për të nxjerrë një vizë vizitori.

Ka shumë lloje të vizave, të cilat janë lëshuar për të udhëtarëve që kalojnë tranzit kufitar të Shengenit. Për shembull, viza aeroport. Në qoftë se personi i pranishëm është e lejuar për të qëndruar në zonën e tranzitit të aeroportit, por u zhvendos brenda pasagjerit të vendit nuk e bëjnë.

Nëse udhëtari ka nevojë për të kaluar në territorin e një ose më shumë shteteve në zonën Shengen disa forma të transportit të tokës, ai është lëshuar një vizë tranzit. Normalisht, periudha e vlefshmërisë së saj nuk duhet të kalojë pesë ditë.

Kush nga Ballkani kërkon më së shumti azil në BE?

Sipas të dhënave të Grupit për Ballkanin (BRPG), 60% e kosovarëve kanë kërkuar vizë Schengen, që mundëson lëvizjen e lirshme në vendet e BE-së, për vizita turistike. Interesimi i kosovarëve për të vizituar vendet e BE-së kishte qenë në rritje deri në vitin 2020, kur trendi ndryshoi shkaku i COVID-19.

Sipas një hulumtimi të bërë nga BRPG-ja, qytetarët e Kosovës kanë paguar mesatarisht 165 euro për aplikimin për vizë Schengen. Kjo kosto arrin shifra prej dhjetëra miliona eurosh kur merret parasysh numri i aplikimeve në vit.

Po i njëjti hulumtim i BRPG-së thekson se kosovarët kanë pritur mesatarisht nga një deri në gjashtë muaj deri në përfundimin e procedurës për vizë në zonën Schengen. Përveç kësaj pritjeje, kosovarët janë ankuar edhe për pritje të gjata në rend për dorëzimin e dokumenteve.

Por, me gjithë pritjet e gjata dhe paratë e shpenzuara gjatë aplikimit, një numër i aplikuesve është përballur me përgjigje negative.

Komisioni Evropian në vitin 2018 kishte propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Edhe Parlamenti Evropian e kishte mbështetur këtë vendim, mirëpo vendet si Franca dhe Holanda nuk ishin të pajtimit.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera