Lajme

Në mesnatë përfundon kontrolli publik i Listës zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 09 September 2017

Qytetarëve të Maqedonisë u mbeten edhe vetëm disa orë për kontroll të Listës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2017, të caktuara më datë 15 tetor, pasi që sonte në  ora 24:00 lista do të përfundojë mundësia për kontroll të të dhënave nga ana e vetë votuesve.

Kontrolli kryhet në zyrat e njësive rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si dhe në mënyrë elektronike me aplikacion të vendosur në faqen e internetit të KSHZ-së, www.sec.mk.

Sipas raportit të KSHZ-së, deri më 6 shtator, kontroll në Listën zgjedhore në njësitë rajonale kanë kryer 20.081 qytetarë, ndërsa 148.538 qytetarë kanë kontrolluar të dhënat e tyre në mënyrë elektronike nëpërmjet të faqes së internetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

-Advertisement-

Poashtu, deri në këtë datë vetëm 7 qytetarë kanë kërkuar fshirje të të dhënave nga Lista zgjedhore, 14 kanë kërkuar të regjistrohen në listë dhe 19 kanë kërkuar ndryshim të të dhënave.

Kontrolli publik i Listës zgjedhore filloi më 21 gusht. Kampanja për zgjedhjet lokale fillon më 25 shtator dhe përfundon më 13 tetor në mesnatë.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në 80 komuna dhe në Bashkinë e Shkupit në mbi 3.400 vend votime./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera