Në mesjavë Kosova goditet nga i ftohti, priten edhe reshje bore
Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 13 March 2023
Gjatë kësaj jave na pret mot tipik për muajin mars. Priten ndryshime të shpeshta të temperaturave dhe ardhja e një fronti, i shoqëruar me një ciklon që do të sjellë edhe reshje bore.
Java ka filluar me acar, por me mot krejtësisht stabil nën ndikimin e fortë anticiklonik.
Pas acarit të mëngjesit temperaturat u rriten në mënyrë rapide në mesdite, ndërsa pritet edhe një natë e ftohtë dhe me “minuse” të lehta.
E marta sjellë ndryshim në rrymimet ajrore për shkak të një cikloni gjigand në Skandinavi i cili do të shtrihet deri në Gjirin e Gjenoves në Italinë veriore. Si pasojë, në Gjirin e Gjenoves do të krijohet një ciklon tjetër sekondar dhe pikërisht ky ciklon do të niset drejtë juglindjes, mespërmes territoreve tona në drejtim të Greqisë dhe Turqisë.
Cikloni Gjenovian do të pasohet nga fronti i ftohtë nga veriperëndimi i shoqëruar me masa ajrore të ftohta polare dhe reshje bore të cilat pritet të fillojnë të mërkurën mbrëma.
Fillimisht të martën priten rritje të temperaturave dhe erëra jugore e jugperëndimore. E mërkura sjellë vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu e mundësi për rrebeshe lokale me ndonjë bubullimë.. Në mbrëmje erëra të ftohta veriore e reshje bore në Kosovë dhe viset malore të rajonit. Reshjet e borës lokalisht në disa intervale mund të jenë të dendura dhe priten edhe në disa ultësira. Priten edhe shtresa dekorative.
Përpos Kosovës, reshje bore priten edhe në verilindje të Shqipërisë, veriperëndim të Maqedonisë së Veriut dhe normalisht në veri të Malit të Zi. Lokalisht edhe në disa rajone tjera.
E Enjta na sjellë mot të ftohtë dhe me reshje të lokalizuara të borës në zonat kontinentale, më të koncentruara në viset malore.
Përmirësim të motit do të kemi nga e premtja për shkak të fuqizimit të masës ajrore anticiklonike dhe largimit të ciklonit thellë në Greqi dhe Turqi. Mëngjesi do të jetë me acar e dita e premte kryesisht me diell dhe stabil.
Fundjava na sjell mot stabil dhe kryesisht me diell. Edhe mëngjesi i së shtunës mund të jetë me acar të lehtë. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje të ndjeshme.
Të tjera
-
Ora dore, vazo arkeologjike, e monedha lire – Komuna e Fushë Kosovës ndan dhurata për zyrtarët që pensionohen
Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur që të ndaj disa dhurata për zyrtarët që do...
-
BE: Të gjitha vendimet për Urën e Ibrit duhet të bëhen në kuadër të dialogut
Nga Zyra e Bashkimit Evropian kanë thënë se çdo vendim lidhur me Urën e Ibrit...
-
Gërvalla dhe Kusari-Lila vazhdojnë takimet në Kanada, i njoftojnë deputetët atje për situatën politike në vend
Miqësia mes Kosovës dhe Kanadasë, e bazuar në vlera të përbashkëta demokratik...
-
Rra*hu nënën e tij, arrestohet biznesmeni gjilanas
Rinas Demiri, biznismeni gjilanas, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ n...
-
Konjufca: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pritur sot në takim shefen e ...
-
KOMF alarmon “shërbimet për fëmijët po mbyllen”
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka organizuar aktivitetin...
-
Arrestimi i shtatë administratorëve të “Albkings”, Haxhiu: Për shumë gra dhe vajza, ky grup famëkeq do të mbetet pla*gë jetësore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin in...
-
Kurti bëri homazhe në Marinë, në 25- vjetorin e rënies së Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt
Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kry...
-
Juria vendos për Trumpin, çfarë mund t’i ndodhë ish presidentit amerikan?!
Çështja penale ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump i është afruar fund...
-
Borell jep alarmin: Konfliktet do dalin jashtë kontrollit, përfshirë Ballkanin!
Europa po përballet me dy luftëra të vështira pranë kufijve të saj shumë tens...
-
Haxhiu e mirëpret arrestimin e shtatë administratorëve të “Albkings”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin in...
-
Kurti tha se shkon ku e thërrasin, Jasharaj: Kryeministër, merre Nagavcin e Muratin e eja javën e ardhshme në SBASHK
Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rr...