Fun & Video

Në Malishevë shpëtohet qeni i mbërthyer në rrethojën e oborrit-foto

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 15 October 2018

Malishevë, 15 tetor – Ekipet e njësisë së intervenimit dhe shpëtimit në Malishevë, sot në mëngjes, kanë kryer një intervenim për shpëtimin e një qeni, i cili mbërthyer keq në rrethojën e oborrit në fshatin Carrallukë. Kjo njësi ka intervenuar me kërkesën e një qytetari dhe ekipet e specializuara kanë arritur ta shpëtojnë qenin.

Ky veprim i njësisë, është jo vetëm një intervenim dhe detyrim, por një gjest shumë njerëzor në raport me kafshën, përkatësisht qenin, i cili kishte mbetur në rrethojën e oborrit.

Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, bazuar edhe në raportin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë kësaj jave kanë ndërhyrë në 39 raste të ndryshme, e këtyre intervenimeve, sot iu shtua edhe ky shpëtim i qenit, që ndër ne është rast i rrallë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera