Në Luginë të Preshevës papunësia arrin deri në 70 për qind

Autori: Gazeta inFokus
06:37 | 08 August 2022
Sipas Entit të Statistikave të Luginës, në tri komunat shqiptare në Serbi, papunësia arrin deri në 70%, ndërsa përfaqësimi i shqiptarëve në nivelin regjional e atë qendrore është zero.
Përfaqësuesit politikë të këtij rajoni këtë e konsiderojnë si diskriminim.
Derisa pakica serbe në Kosovë po përjeton standardet e avancuara për trajtimin e minoriteteve, shqiptarët në Serbi po përballen me diskriminim shtetëror.
Ragmi Mustafa, Kryetar i KNSH-së, tha për RTK në institucione janë pak shqiptar të punësuar.
Në institucionet publike në Serbi, në nivel lokal, shqiptarët janë të përfaqësuar me numra një shifror apo fare.
Ndërsa, në nivelin regjional e atë qendrore, përfaqësimi është zero. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani, ka vendosur të mbledhë të dhëna.
Vendimmarrja në institucionet republikane që veprojnë në nivel lokal është e centralizuar dhe për çdo rast vendos vet ministri.
Sipas Entit të statistikave komuna e Preshevës, Bujanocit dhe e Medvegjës, janë ndër komunat më të pazhvilluara me një shkallë të papunësisë mbi shtatëdhjetë për qind.
Gjatë dy dekadave të fundit, edhe pse është diskutuar shumë për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, asgjë nuk ka lëvizur në aspektin pozitiv.

Të tjera
-
Koci me kritika për deputetët : 30 minuta punë në muaj – 2,000 euro rrogë
Avokati Arianit Koci ka hedhur kritika ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës...
-
Gjenerallejtënant Jashari në Pentagon prezanton arritjet e FSK-së
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë vizitës në ShBA...
-
Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi ak thënë se nga vakum...
-
LAJMI I FUNDIT: Abdixhiku e Limaj takim ‘kokë me kokë’ për 1 orë e 30 minuta
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Nismës Soci...
-
Sami Lushtaku: Jam gëzu kur e kanë gju, Kurti s’duhet me ardhë në Drenicë se i ka thënë Thaçit shko në Hagë
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka folur për incidentin e ndodhur gja...
-
Operacioni “Plazhi i lirë” – Policia në Shqipëri sekuestron 182 komplete me çadra e shtretër
Policia në Shqipëri ka zhvilluar operacionin policor “Plazhi i lirë” të mërku...
-
Konfirmohet kandidatura e Çekut, garon për kryetar të Prishtinës
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar...
-
Kurti në drekë me pesë ambasadorë, ZKM: Diskutime për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Finlandës ...
-
Plane për dy ura të reja mbi Ibër – a është ky reagimi i Kurtit pasi ndërkombëtarët ia bllokuan hapjen e urës kryesore
Para më shumë se dy viteve nisën diskutimet për hapjen e urës së Ibrit e cila...
-
Amir Rrahmani i shkon në zyre Albin Kurtit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim kapiten...
-
“Kam inkurajuar Netanyahun”, Trump thotë se Iranit i ka dhënë “ultimatumin përfundimtar”
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai i ka ofruar Iranit “ultimatumin pë...
-
Si mund të votojë mërgata në zgjedhjet e 12 tetorit?
Për dallim nga zgjedhjet e përgjithshme në të cilat qytetarët e Kosovës që je...