Manipulim akademikesh: Mbikëqyr procesin ku përzgjidhet vetë — skandal në Universitetin “Haxhi Zeka”!

Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 18 June 2025
Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, kanë ndodhur parregullsi serioze në kuadër të procesit zgjedhor për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit në Fakultetin e Biznesit të këtij institucioni, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas dokumentit të rezultateve përfundimtare nga këto zgjedhje, një prej kandidatëve të zgjedhur për anëtar të kryesisë, Driton Sylqa, ka qenë njëkohësisht edhe zëvendës kryesues për monitorimin e procesit në emër të KQZ-së.
Dokumenti i emrave që janë përzgjedhur e vërteton faktin se Driton Sylqa profesor në fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, përveç që ka qenë zëvendës kryesues i këtyre zgjedhjeve, është zgjedhur edhe si i 5-ti në listë për anëtarë të këshillit të fakultetit ku ligjëron ai.
Ky fakt shfaq një konflikt të mundshëm interesi, pasi Sylqa ka pasur rol aktiv në mbikëqyrjen dhe administrimit të procesit të zgjedhjes për të përfituar më pas si kandidat dhe për të dalë fitues nga i njëjti proces.
Përveç kësaj, burime të Infokus brenda anëtarëve të Këshillit të Fakultetit të Biznesit, emër i njohur për redaksinë ka sinjalizuar edhe një tjetër parregullsi, kësaj radhe lidhur me kufizimet për kandidim.
Gentiana Gegaj, profesoreshë dhe aktualisht anëtare e Këshillit Drejtues, nuk është lejuar të kandidojë për Këshillin e Fakultetit.
Ky përjashtim ka ngjallur kritika të forta, veçanërisht pasi tre prorektorë nga menaxhmenti i UHZ-së janë lejuar të marrin pjesë në garë, ndonëse mbajnë pozita të larta drejtuese.
“Në të njëjtën kohë, tre prorektorë nga menaxhmenti i UHZ-së janë lejuar të kandidojnë për Këshillin e Fakultetit, ndonëse edhe ata mbajnë pozita të larta drejtuese në universitet. Këto raste ngrisin dyshime serioze mbi transparencën, ligjshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor në universitet dhe kërkojnë vëmendjen e opinionit publik dhe institucioneve përkatëse”, ka deklaruar ky burim.
Gjithashtu sipas këtij burimit një rast identik në institucione të tjera ka ndodhur edhe në Bordin e BQK-së ku Bashkim Nurboja, i cili gjithashtu është lejuar të kandidojë për pozitë të re, edhe pse ka qenë tashmë anëtar bordi.
“Kjo tregon një mungesë të njëtrajtshmërisë në zbatimin e rregullave dhe krijon precedent të rrezikshëm për demokracinë institucionale” , ka shtuar tutje ky burim. /Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Alarm në Evropë: 800 mijë trupa, tanke e helikopterë në rrugët e Hamburgut – NATO simulon luftën kundër Rusisë!
Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania...
-
Çmimet e kafesë, çajit dhe kakao-s u rritën me 18,2% në qershor krahasuar me të njëjtin muaj të 2024-ës
Në muajin Qershor 2025, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka...
-
Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital
Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Ko...
-
Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke e cilësuar bektashizmin një thesar k...
-
“Sot një vit”, Shtëpia e Bardhë kujton atentatin ndaj Trump me një citat të presidentit amerikan
Shtëpia e Bardhë ka kujtuar atentatin ndaj Donald Trump, ndërsa presidenti ak...
-
Bajrami pas takimit me diplomatin amerikan: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin...
-
Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është t...
-
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vizitojnë Shqipërinë
Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar g...
-
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për ...
-
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë...
-
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka d...
-
Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lid...