Lajme

Në LDK shpjegojnë pse Isa Mustafa nuk është kandidat për deputet

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 23 May 2017

Isa Mustafa përveç që është tërhequr nga kandidimi për të parin e Qeverisë, ai nuk është as në listën për deputet të publikuar sot.

Kryeministri në largim, pas rrëzimit të Qeverisë ka vendosur që të sakrifikohet duke qenë vetëm kryetar i LDK’së dhe duke hequr dorë nga pozita të rëndësishme.

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka thënë të martën për Gazetën Express se ai këtë e ka bërë që t’iu hap mundësi personave të duhur që të kandidojnë për këtë pozitë.

-Advertisement-

“Isa Mustafa ka treguar edhe vetë pse s’ka me kandidu dhe nuk ka me qenë në listën për deputet. Gjesti i mirë i tij për të hap mundësi për me kandidu deputetë, përfaqësues me të mirë që të shkojnë e të punojnë” është shprehur nënkryetari i kësaj parti Lutfi Haziri.

Ndryshe LDK sot e ka publikuar listën e përbashkët zgjedhore me AKR-në e Alternativën të cilët në zgjedhjet e 11 qershorit garojnë së bashku.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme PDK ka vendosur që të shkojnë së bashku me AAK-në e Nismën, koalicion ky që mori shume kritika, pas vijave të kuqe që partitë ia vendosnin njëra tjetrës.

Vetëvendosje, ndonëse bisedime me LDK-në, nuk arritën ndonjë marrëveshje duke garuar si të vetme në këto zgjedhje.

Kujtojmë se Qeveria Mustafa u rrëzua pas një mocioni të inicuar nga partia e Limajt, e cila mori mbështetje të madhe nga partitë opozitare por që vendimtare ishte vota e partnerit të koalicionit, PDK-së.

Kjo e fundit prishjen e koaliconit e areystoi me paaftësinë që të shtyen përpara procese të mëdha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera