Lajme

Në kuadër të takimeve, Osmani takon O’Brien, diskutuan për integrimin euroatlantik të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 26 September 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve në New York, është takuar edhe me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

Osmani bëri të ditur se janë takuar për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit  me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera