Në KQZ hidhen dyshime për manipulim të votimit me postë, VV-ja kundër

Autori: Gazeta inFokus
15:25 | 10 January 2025
Anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës Ilir Gashi, ka ngritur dyshime në lidhje me procesin e votimit përmes postës, shkruan Gazeta Infokus.
Gashi në KQZ u ka treguar anëtarëve video që janë shpërndarë në rrjete sociale, e ku u bëhet thirrje qytetarëve që janë regjistruar që të votojnë me postë, që të marrin ndihmë sesi të votohet. Sipas tij kjo ndihmë po jepet në zyre të partive apo vendvotime të improvizuara.
Ai ka kërkuar edhe reagimin e prokurorisë dhe shtetit që këto raste të hetohen.
Sipas Gashit votimi përmes postës duhet të jetë individual dhe çdo ndërhyrje apo ndihmë që ndikon te votuesi bie ndesh me ligjin dhe integritetin e procesit zgjedhor.
“Më duhet ta ngris një shqetësim se në janar ka filluar procesi i votimit në diasporë dhe e dimë që ky proces është vështir i monitoruar nga ne sepse është e pa mundshme që të kemi njerëz për të përcjellë pjesën e votimit përmes postës. Ka tendencë të hapur publike për t’u manipuluar procesi në disa raste të fillimit të procesit të diasporës. Dje kam pranuar nga rrjetet sociale video, të cilët i ftojnë votuesit përmes postës që t’u ndihmojnë që të votojnë. Këto janë tendenca për ta kontaminuar këtë proces. Nuk lejohet improvizim i votimeve neper kafiteri, zyra të partive. Ekziston rrezik që perona që japin ndihmë në këto vendvotime të improvizuara mund të kenë ndikim ne votim. Së treti votimi i pistës duhet të jetë individual. Këto janë vepra penale. Nuk guxojnë praktika të tilla të instalohen. I bëjë thirrje Prokurorisë së shtetit që të merr masa”, ka thënë Gashi.
Ndërsa anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, KQZ Sami Kurteshi, tha se çështja e ngritur nga anëtari i PDK-së nuk është për t’u shqetësuar.
Sipas tij, është e lejuar që partitë t’i bindin votuesit që të votojnë një parti të caktuar, por që nuk është e lejuar që dikush të votoj për dikë.
“Nuk është shqetësim, është shqetësim i një natyre tjetër. Por gjithkush e ka obligim që t’i ndihmojë deri në momentin që nuk shkruan me dorën e vetë në votën e tij. Kolegu do të shpërndaj një skepticizëm, një dyshim te njerëzit që askush askujt të mos i ndihmoj”, ka thënë ai.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në KQZ Sabri Hamiti, ka thënë se KQZ-ja ka kryer një punë të shkëlqyeshme duke njoftuar diasporën se si duhet të votohet, e sipas tij, videot e shpërndara në rrjete sociale për ndihmë për votuesit me postë nuk janë në rregull.
“Ky institucion i yni e ka kryer punën në mënyrë të shkëlqyeshme. Pjesët tjera edhe ndihmat se hajdeni këtu se na ju orientojmë se si. Asistim në grup është ai. Unë konsideroj që nuk është në rregull”, ka thënë ai.

Të tjera
-
Haziri përfundimisht i thotë ‘JO’ bashkëpunimit me VV-në: Jemi provu, punoni me kë të doni!
Mundësisë për koalicionin mes VV-së e LDK-së sonte iu konfirmua refuzimi. ...
-
Temperaturat deri në 33 gradë, parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. ...
-
Sorensen shkruan për diskutimet e sotme me Petkoviq, thotë se po përgatitet takimi trepalësh
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar takim trepalësh ku do të ndërmjetësojë një...
-
Lulzim Peci: Dhurata më e madhe për Kurtin erdhi nga Lista Serbe
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se qeveria Kurti nuk ...
-
Musk e quan projektligjin e taksave të Trump të neveritshëm
Elon Musk ka kritikuar ashpër projektligjin e ri të presidentit amerikan, Don...
-
Bajrami: Asnjë deputet i LDK-së s’është pro Haxhiut
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka asnjë deputet të L...
-
Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar s...
-
“Pse s’po e bëni? – Bllokuesi dhe ai që e ka marrë peng Kuvendin është Kurti, ne i kemi shkuar në takim”, Blerta Deliu i përgjigjet Dugollit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë në “...
-
Kurti tha ta sfidojnë se a i ka 61 vota, Bajrami: Atëherë po i bie që deputetë të VV’së s’po e votojnë Haxhiun
Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami,...
-
Haziri ironizon: Kurti po takohet natën me Fatmir Limajn, nuk e ka shumicën
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ftuar sonte në Poli...
-
Selmanaj, Kurtit: S’ndërtohet ushtri me propagandë
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri në de...
-
PDK thërret konferencë për nesër, nuk e tregon arsyen
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Konfe...