Në Kosovë shihet si i nevojshëm miratimi i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/11/17317-te-marten-pritet-te-nis-vaksinimi-masiv-ne-kosove-nderkohe-ne-dispozicion-jane-vetem-97-mije-vaksina1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:29 | 09 November 2021
Shtetet e rajonit kanë filluar administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid.
Në Kosovë sipas ekspertëve shëndetësorë është i nevojshëm miratimi për dozën plotësuese për luftimin e pandemisë.
Vaksinimi kundër Covid-19 është i domosdoshëm në luftimin e këtij virusi.
Në pjesën më të madhe të botës dozat e para dhe të dyta janë administruar dhe është filluar me dozën e tretë.
Sipas njohësve të kësaj fushe, Kosova nuk bën përjashtim me nevojën e administrimit të dozës së tretë.
“Padyshim që edhe në Kosovë është e domosdoshme, sa më shpejt që është e mundshme dhe që të merret vendimi për lejimin e dozës së tretë për të gjithë ata që kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga doza e dytë, do të jetë e mirëseardhur. Le të vaksinohen që të gjithë, pavarësisht prej moshës, pavarësisht prej gjendjes shëndetësore të tyre. Të vaksinohen në mënyrë paralele edhe me ata që nuk janë vaksinuar deri tash apo ata që deri tani janë vaksinuar me një dozë”, thotë për RTK-në infektologu Ilir Tolaj.
Ne Kosovë që nga fundit i muajit mars ka filluar imunizimi dhe janë administruar 1.6 milionë doza dhe rreth 720 mijë të vaksinuar me të dy dozat.
Deri më sot në shumë vende është parë e nevojshme edhe një dozë e tretë përforcuese për mbrojtje nga coronavirusi.
Izraeli, Gjermania, Franca e vendet e tjera kanë disa muaj që kanë filluar me dozën e tretë ndërsa Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Serbia së fundi kanë lejuar fillimin e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot_2-12.png)
Të tjera
-
Fitore, Distria Krasnqi e nis mbarë në ”Paris 2024″
Distria Krasniqi e ka nisur për mrekulli ditën në Lojërat Olimpike ”Paris 202...
-
Apeli ia zbut dënimin të akuzuarit për shtytje në terroŕizëm
Gjykata Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me...
-
Hiqen vizat edhe me Tajlandën, në sa vende në botë mund të udhëtohet me pasaportë të Shqipërisë?
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka thënë se janë hequr vizat me ...
-
Osmani përkrah Distrinë në Lojërat Olimpike Paris 2024: Kampione, shkëlqe sërish, ngrite lart flamurin e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar fitore xhudistës...
-
Pejë: Miku rrah motrën dhe familjarët e dhëndrit, arrestohet
Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizik...
-
Regjistrimi i popullsisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare
Republika e Kosovës po vazhdon me procesin e regjistrimit të popullësisë, i c...
-
Dreka e zonjave dhe zotërinjve të parë në Paris, Prindon Sadriu merr pjesë në organizimin e Briggite Macron
Zotëriu i Parë Prindon Sadriu ka njoftuar se është ftuar për drekë nga Zonja ...
-
Ja sa gjatë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
Pritjet për të hyrë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë po zgjasin deri në një...
-
Pejë/ Nëna me dy djemtë e rrahin babain e bëjnë për spital
Një person ka raportuar në polici ditën e djeshme se është sulmuar fizikisht ...
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...