Në Kosovë ndodhin reth 80 martesa të miturve në vit
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 19 October 2019
Nexhmija është 24- vjeçare. Ajo jeton në Fushë Kosovë. Qysh në moshën 15-vjeçare ishte martuar dhe tani është nënë e tre fëmijëve. Nexhmija dhe as bashkëshorti i saj nuk punojnë.
Që të tre fëmijët, dy vajza dhe një djalë, bashkë me nënën dhe babanë, kërkojnë lëmoshë në rrugë. Gjatë ditës, ata thonë se grumbullojnë deri në 15 euro nga lëmosha.
“Kur kam qenë 15-vjeçare jam martuar. Tani jam 24-vjeçare dhe i kam tre fëmijë. Tash jetoj në Fushë Kosovë. Herët në mëngjes vij në Prishtinë dhe kërkojmë lëmoshë, unë bashkëshorti dhe tre fëmijët e mi”.
“Prindërit më kanë martuar në moshën 15-vjeçare. Nuk i kemi pasur kushtet financiare të mira asnjëherë. E kam pasur dhe vazhdoj ta kem jetën të vështirë. Po mundohem për fëmijët e mi, por nuk kam se çka t’ju ofroj. Kaq mundem. Dal, kërkoj lëmoshë me ta dhe me paratë që marrim, ushqehemi”, tregon Nexhmija.
Raportet e organizatës ndërkombëtare për fëmijë, “Save the Children”, tregojnë se nëse shikohet nga aspekti global, çdo 7 sekonda martohet një vajzë nën moshën 15-vjeçare.
Studimi nxjerr në pah se ka edhe vajza 10-vjeçare që detyrohen të martohen me burra shumë më të vjetër në vendet si Afganistani, Jemeni, India dhe Somalia.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Gjinekologjike, vetëm gjatë vitit 2018, janë regjistruar 65 lindje të foshnjave nga nënat nën moshën 18-vjeçare. Të dhënat e QKUK-së bëjnë të ditur se gjatë vitit 2018, kanë lindur 9.985 foshnje, prej të cilave 65 nga nënat e moshës jo madhore.
Ndërkaq, gjatë këtij viti, në periudhën janar – shtator, kanë lindur 7.176 foshnje, ku prej tyre 26 foshnje nga nënat e moshës jo madhore.
Luljata Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, thotë se brenda vitit, në Kosovë ndodhin rreth 80 martesa të parakohshme, që nënkupton martesat e personave nën moshën 16- vjeçare.
“Martesat e hershme në Kosovë janë të ndaluara me ligj, por ka një nen në Ligjin për martesën që me pëlqim të prindit ose kujdestarit ia jep të drejtën, lejohet një martesë në mbikëqyrje të shtetit. Por, kjo është keqpërdorur shumë në Kosovë dhe janë rreth 80 martesa që ndodhin brenda vitit nën moshën 16 -vjeçare, ku Kosova hyn në vendet ku nuk respektohet ligji. Martesat e hershme ndodhin më shumë në komunitetet rom, ashkali e egjiptian, por nuk përjashtohen edhe komunitetet tjera”, thotë Demolli.
Ajo shton sepasojat e martesave të hershme janë të mëdha, derisa nënvizon se shumica e këtyre martesave bëhen me pëlqimin e familjarëve të fëmijëve që martohen.
“Pasojat janë të mëdha duke sjellë rrezikshmëri të lartë në shëndet, lindje të fëmijëve në moshë të re, braktisje të shkollimit dhe punësimi pothuajse nuk ndodh asnjëherë te këto gra”, thekson Demolli.
Marrë parasysh trendin e martesave të hershme të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian, organizata “The Ideas Partnership” ka bërë një hulumtim në një vendbanim në Fushë Kosovë ku jetojnë këto komunitete. Si rezultat i hulumtimit, del se nga rreth 500 persona të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian të Fushë Kosovës, 53.57% e tyre martohen nën moshën 18-vjeçare.
Ndërsa, 99% e tyre ndërpresin shkollimin pasi të martohen. Sipas hulumtimit nga kjo organizatë, janë vajzat, ato të cilat martohen nën moshën 18- vjeçare, pra 65% e të anketuarve.
Shumica prej tyre martohen me dëshirë, por ka edhe prej tyre që detyrohen të martohen nga prindërit.
Ndërkaq, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 15 vjet, është pesë herë më shumë në rrezik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at. Kur një nënë është nën 18 vjet, shansi që foshnja e saj të vdesë gjatë vitit të parë është 60 për qind më e lartë sesa nëse foshnja lind nga një nënë mbi 19 vjeçe.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...