Lajme

Në komisionin për Zhvillim Ekonomik diskutohet për privatizimin e Telekomit

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 26 February 2019

Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka shqyrtuar vendimin e Qeverisë i cili e autorizon një komision qeveritar të merret me privatizimin e Telekomit të Kosovës.

Valdrin Lluka, Ministri i MZHE- së tha se mbeten të përkushtuar që ta rizhvillojnë këtë ndërmarrje, transmeton Klan Kosova.

“Vendimi për privatizim është në përputhje me planet strategjike, dhe ky vendim kërkon aprovim të Kuvendit të Kosovës. Duhet të ketë privatizim të plotë apo të pjesshëm”.

-Advertisement-

Lutfi Zharku nga LDK tha se partia e tij si koncept e përkrah privatizimin, por jo të kësaj ndërmarrjeje, pasi siç thotë ai nuk e kanë një raport të hollësishëm.

Privatizimin e Telekomit në parim e ka mbështet edhe Memli Krasniqi nga partia Demokratike e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Glauk Konjufca i Vetëvendosjes fajin për mosprivatizimin e Telekomit ia kë vënë ministrit Lluka, duke e akuzuar atë edhe për mbipunësime në këtë institucion edhe atë pa kritere. Sipas tij ekziston dhe një rezolutë e Kuvendit e miratuar më 2018, e cila thotë se Telekomi nuk duhet të privatizohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera