Lajme

Në këto tre Spitale nuk ka asnjë pacientë me Covid

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 09 November 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në tre Spitale të Kosovës nuk ka asnjë pacientë të shtirë me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, pacientë me Covid-19, nuk ka, në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës e as në Spitalin e Vushtrrisë dhe atë të Gjilanit.

Ndërsa në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 të tjerë post-covid.

-Advertisement-

Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka vetëm 1 pacient me maskë të oksigjenit.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid,  sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 3 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

-Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

-Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

-Spital i Pejës, 3  pacientë

-Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera