Lajme

Në këtë vend të Kosovës u raportua temperatura më e ulët mëngjesin e së martës

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 25 January 2022

Prishtina Weather përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se mëngjesin e së martës është raportuar temperatura më e ulët në vendin tonë, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas PW-së dita e martë parashihej të ishte më e ftohta dhe temperatura -18 është regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

E në qytetet tjera temperatura ka shkuar deri në -14, kurse mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Prishtina Weather.

“Acari polar që ka pushtuar Europën juglindore në këto ditët e fundit, në rajonin tonë solli temperatura mjaft të ulëta. Dita e martë edhe parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave.  Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës u regjistrua temperatura prej -18C, e në qytet deri në -14C. Në pjesët tjera të vendit në Anamoravë zbriti në -15C, -13C e -11C në Dukagjin”, ka njoftuar kjo faqe.

Por, sado që këto temperatura të regjistruara janë të ulëta, temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27. C.

“Sado këto temperatura të regjistruara në vendin tonë të jenë të ulëta, duhet cekur se temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27.2C, e në aeroportin e Prishtinës -29.2C më 26 janar të vitit 2000.  Herën e fundit temperatura minimale edhe deri në -24C u regjistruan para pesë vitesh në janarin e vitit 2017.

Mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive”, thuhet në postim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera